Tirana International Airport në një postimi në rrjetet sociale ka publikuar rregullat që duhet të plotësojnë të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Tirana International Airport sqaron se këta udhëtarë në mënyrë që nisen drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me:
1.Pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
2. Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de.
Në rast se nuk jeni të pajisur me certifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresën e shkruar në PLF.
Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigen.