Ka rezultuar fals alarmi për çantën e dyshimtë në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë.
Ishin qytetarët ata që telefonuan policinë, pasi panë çantën e dyshimtë në rrugë.
Pas kontrollit nga specialistë, policia njofton se çanta nuk kishte asgjë në brendësi dhe se ishte bosh.
“Çanta e konstatuar në rrugën “Mustafa Matohiti” nuk kishte asgjë në brendësi të saj, ishte bosh” sqaron policia.





