Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Alket Hatijas drejt Italisë.
Vendimi për Hatijan u mor pas disa seancash gjyqësore në mungesë, pas kërkesës së drejtësisë italiane për ekstradim drejt vendit fqinj.
Në Shqipëri ai ka vuajtur 16 vite burg për trafik droge kurse në Itali ka 20 vite të tjera për të vuajtur pasi është dënuar nga Apeli i Gjykatës së Milanos.
VENDIMI NGA GJYKATA E LARTË
Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres. Pranimin e kerkeses se Prokurorise se Rrethit Durres. Lejimin e ekstradimit te shtetasit Alket Hatija ne shtetin italian per efekt te ekstradimit te vendimit penal Nr.4526/2015, dt.30/09/2015 te Gjykates se Apelit Milano Itali.





