Talibanët kanë shpallur ditën e sotme qeverinë e re të Aganistanit.

Mësohet se ata kanë njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar. Sipas mediave të huaja Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm.

Talibanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i Brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën dy dekadëshe të vendit.

Ndryshe nga talebanët më të gjerë, rrjeti Haqqani është caktuar një organizatë e huaj terroriste nga SHBA.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes, Amir Khan Muttaqi si ministër i Jashtëm në detyrë dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.