Sipas MeteoAlb, vendi këtë të mërkurë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por herë pas here do ketë edhe kalime vranësirash pa shkaktuar reshje.
Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 30°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.