Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke publikuar në Facebook pamje nga kantieri i Ekoparkut të Durrësit, për të cilin kreu i shtetit thotë se po merr formën e një oazi të ri rekreativ.

Rama shkruan se hapësira në Porto Romano ku dikur xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive etj.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.