Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar disa foto në profilin e tij në “FAcebook”, ku shihet në mesin e një parcele të mbjellë me hashash, detajet për të cilën pritet që ti japë gjatë ditës së sotme në media.

Hoxha shkruan se kjo lloj bime është e modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë.

Sipas gazetarit fara e hashashit që është mbjellë quhet “Gorrilla” dhe po kultivohet për herë të parë në Shqipëri.

Postimi i Hoxhës:

Ne XHUNGEL,

Sigurisht nuk jemi ne Afrike.

As ne xhunglen e Amerikes Latine.

Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.

Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi.