Polica ka arrestuar adiministratorin e një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim në Kavajë, ka rënë nga lartësia një puntor 55-vjeç, i cili ka humbur jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. K., 51 vjeç, (administratori i një firme) pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori P. Gj., 55 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.”,– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





