Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 1 në Tiranë, bëri thirrje sërish për vaksinim.
Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë ka deklaruar se studentët që nuk janë vaksinuar nuk do të hyjnë në auditore.
“Ama, në momentin që infektohesh të mbron nga rreziku për jetën, mos vaksinim të çon deri në vdekje. Tjetra është që studentët që nuk vaksinohen nuk do hynë në auditor. Nuk ka mundësi që pjesa që do të mbrohet të rrezikohet nga ata që jetojnë me teori. Askush nuk i merr dot me forcë, por në mjedise kur janë të tjerët janë të detyruar të vaksinohen. E njëjta vlen dhe për mësuesit, në administratë, nuk ta ka borxh marrëzinë në raport me realitetin. Mirë është të vaksinohesh. Nëse Shqipëria ka sot stabilitet vjen si rezultat i vaksinimit. Kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, nëse s’do kishim pasur sukses sot do ishim duke numëruar dhjetra të vdekur në ditë. Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshne që thonë jo Bill Gates jo George Soros. Të tjerët të vazhdojnë të bëjnë mësim online si të duan, të marrin përsipër kostot. Po kjo nuk mund të jetë luftë me mullinjtë e erës”,tha Rama.





