Një turist ka rënë në humnerën e fshatit Salari të Tepelens. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku turisti në fjalë po kryente një tur malor me motocikletën e tij.

Gjithçka ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e turistit në një monopatë teksa po përpiqej të ngjiste majën. Kjo përpjekje nuk ka rezultuar e suksesshme dhe për pasojë ka rënë në humnerë.

Mësohet se turisti është nxjerrë nga humnera dhe është transportuar për në spitalin e Tepelenës ku është raportuar të jetë jashtë rrezikut për jetën.