Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka komentuar indeksion e Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2020 që shënoi nivelin më të ulët të besimit të bizneseve amerikane te ekonomia shqiptare që nga 2012.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një shtyrje të drejtë drejt prosperitetit.”