Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me pengmarrejn e 25-vjeçarit në Fier. Bëhet me dije se një keqkuptim ka çuar në pengmarrjen e të riut, i cili ishte thirrur për të rregulluar një lavatriçe.

Gjithçka ka nisur kur B.Agalliu  ka telefonuat teknikun e lavatriçes duke i dhënë edhe adresën e shtëpisë.

Kur 25-vjeçari ka shkuar në shtëpinë me veglat për të rregullar lavatriçen është përballur me Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën.

Ata kanë menduar se 25-vjeçari ishte grabitës dhe e kanë mbajtur me forcë rreth dy orë duke i kërkuar të tregonte se çfarë kërkonte në shtëpinë e tyre.

Më pas ka qenë telefonata e B. Agalliut ku ka sqaruar keqkuptimin duke thënë se ishte ai që e telefonoi djalin për të riparuar lavatriçen.

Kur është lënë i lirë i riu ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin.

Kujtojmë që policia në lidhje me ngjarjen ka arrestuar në kushtete flagrancës shtetasit: Arben Bleta dhe Erion Agalliu. Një i tretë është shpallur në kërkim.