Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Europian, në të njëjtën kohë dhe eurodeputet, David Lega thotë se disa grupe nga vendet e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë janë të përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të Kokainës.
Përmes një postimi në “Twitter” ai shkruan se këto grupe operojnë kryesisht në vende si Anglia, Gjermania, Italia, Austria, Hungaria, Greqia Zvicra dhe Belgjika.
Ai thotë se grupet e identifikuara nga Shqipëria kryesisht kanë një rol mjaft aktiv.
Eurodeputeti i bën thirrje Shqipërisë që të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.
Postimi i Eurodeputetit:
“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Anglia, Gjermania, Itali, Austri Hungari, Greqi, Zvicër dhe Belgjikë dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. #Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar” – shkruan Lega.