Aeroporti “Nënë Tereza” bën me dije se të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Belgjikës që nuk janë rezident në këtë duhet të jenë të pajisur me Çertifikatën e Vaksinës ose Testin PCR dhe të testohen përsëri në ditën e 7.
Po ashtu, udhëtarët duhet të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Të gjithë personat që udhëtojnë drejt Belgjikës dhe janë rezident Belgjikë duhet të testohen në ditën e parë ose të dytë, të testohen përsëri në ditën e 7, të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular.