Italia raportoi në 24 orët e fundit 69 vdekje nga koronavirusi.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri i infektimeve ditore me COVID-19 u rrit në 5,923 persona nga 4,720 persona qe ishin te marten.

Bëhet me dije gjithashtu se Italia ka regjistruar 129,707 vdekje të lidhura me Covid-19 që nga shpërthimi i saj në shkurt të vitit të kaluar, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i teti më i lartë në botë.

Vendi fqinjë ka raportuar 4.59 milionë raste deri më tani.