Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero shprehet se jo të gjithë qytetarët që marrin vaksinën kundër COVID-19 mund të imunizohen.
Pipero shpjegoi në emisionin “Opinion” se organizmi i njeriut nuk përgjigjet njëlloj për vaksinën, prandaj dhe imunizimi tek qytetarët është i ndryshëm.
“Vaksina me 100% mbrojte kundër COVID nuk ka. Edhe aplikimi i vaksinës ka të bëj me përgjigjen individuale, jo të gjithë reagojnë duke formuar imunitet. E njëjta ndodh me personat që sëmuren me shenja të lehta, kronike, të mesme apo të rënda, jo të gjithë kanë antitrupa pasi kalojnë sëmundjen. 98% e tyre kanë, por ndodh që një përqindje e vogël nuk ka sepse është përgjigje tërësisht individuale”, -tha Pipero.
Mjeku tha se në vendin tonë, 96 % e qytetarëve të shtruar në spital me COVID janë të pavaksinuar.
“Dikur tek 96% janë persona të pa vaksinuar të shtruar në spital. Këto janë tregues real që shkenca thotë. 100% mbrojtje nuk ka, por 96% ka mbrojtje”,-tha Pipero.