Aleanca për Teatrin ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se sot do të zhvillojë një aksion para institucionit të Presidentit të Republikës, për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Nga burime jozyrtare bëhet me dije se ata do kërkojnë nga Meta që të mos dekretojë Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë. Gjithashtu, Aleanca do kërkojë nga Meta që, edhe Elva Margarit të mos dekretohet si ministre e Kulturës.
Prej 5 ditësh, shkresa e Sektretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, ka mbërritur në tryezën e Metës. PS, si partia që ka fituar zgjedhjet dhe ka shumicën, kërkon që Edi Rama të mandatohet si kryeministër i Shqipërisë.
Kujtojmë se, nesër më 10 shtator, do të mblidhet Parlamenti i ri.