Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë, ku humbën jetën 14 pacientë në siptalin infektiv.

Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se i shprehu ngushëllimet homologut, Venko Filipçe të Maqedonisë së Veriut, për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e siguroi për gatishmërinë e vendit tonë për ët ndihmuar në këtë situatë.

“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan Manastirliu.