Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Krujë.
Mësohet se është arrestohet në flagrancë një person ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë Krujë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., dhe shpallën në kërkim shtetasin D. K., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, (baba e bir), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.





