Flamur Noka pas mbledhjes në selinë blu ka komentuar përjashtimin e Ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.
Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se përjashtimi i Berishës është mohim i historisë së Partisë Demokratike.
Ai thotë se Basha e mori vetë një vendim individual.
“Sali Berisha themeloi PD. U ngrit kundër regjimit, me ëndrrën amerikane në shpirtin e tij, mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Jetoi për 30 vjet me këto prime dhe mbi këto vlera e bazuar. Busulla ka qenë 1 dhe 1, e Sali Berishës dhe e PD. Orientimi euroatlantik, ëndrra për shqiptarët. Në lidhje me Blinken Berisha ka marrë një vendim dhe po ecën në atë drejtim. Ka kërkuar që të mos përfshihet PD në betejën e tij për dinjitet. Por përjashtimi i Berishës, është mohim i historisë së PD, mohim i themelimit të parimeve mbi të cilat është themeluar kjo forcë. Është të mohosh suksesin e kësaj force. Nën drejtimin e Berishës kjo forcë ka pasur sukses. Ishte vendim individual i Bashës.” – deklaroi Noka.





