Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul.
Më tej, Berisha paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.
”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Siç e shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë. Tani kaq. Grupi ishte në krahun e vet kur hyri.”- tha Berisha.





