Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha, ka deklaruar se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës ishte nul dhe i pabazuar në asnjë ligj apo rregullore të brendshme të partisë.
Por çfarë thuhet në Rregulloren e Kuvendit? Kjo e fundit e parashikon qartë se vendimin se cilit grup do ti përkasi në Kuvend e merr vetë deputeti, dhe jo e anasjellta. 5 ditë nga data e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, secilit prej deputetëve i lind detyrimi dhe e drejta që të deklarojnë me shkrim se cilin grup përfaqësojnë.
Në këtë rast Berisha mund të shënojë PD-në si grupin e tij parlamentar, dhe Basha ligjërisht nuk mund ta ndalojë.
E vetmja gjë që i mbetet Bashës në dorë është të ndalojë Berishën që të jetë pjesë e mbledhjeve në selinë blu.






