Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 28-vjeçar ka rënë ka lartësia e një hoteli dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet, ndërkohë policia dyshon se i riu ka rënë aksidentalisht nga hoteli.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacione paraprake

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.