Shpallen gjashtë kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, dy nga Gjykata e Lartë, dy nga Gjykatat e Apeleve dhe dy nga gjykatat e Rretheve.
Nga Gjykata e Lartë kandidatët janë Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi
Nga Gjykatat e Apeleve: Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër dhe Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore: Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.
Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.