Kryeministri Rama ka mbledhur të gjitha fletët e grisura të votimit, që opozita ka hedhur në tokë, për të kundërshtuar votimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Ndërsa ka shkuar të votojë, Rama është ndalur të mbledhë fletët e hedhura në tokë nga opozita. Kjo ka shkaktuar duatrokitje mes socialistëve, por kundërshti nga opozita.

Belind Këllici, anëtar i Komisionit të Votimit, tha se ato janë materiale zgjedhore dhe nuk duhen prekur.

Fletët e votimit të grisura dhe të futura në qese Rama i dërgoi pranë Këlliçit, por ai nuk pranoi t’i prekte.