Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot në mbrëmje, duke u shprehur se Lulzim Basha ka vite që nuk shkon në SHBA, pasi i janë anuluar udhëtimet.

Gjatë intervistës në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan,” Berisha tha se nuk është në dijeni nëse Basha është “non grata” në SHBA, por u shpreh se ai nuk udhëton prej vitesh drejt Amerikës.

“Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka e ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal.  Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme, i atij ligjit të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një vendim që asgjëson sovranitetin e PD-së atë të kryetarit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat, pas shpalljes “non grata” nga DASH.