Një 50-vjeçar është dërguar në spital këtë të shtunë. Mësohet se ai ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një pallat.
“Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





