Policia greke ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar ditën e sotme në Selanik, pasi u kap me 52 kg marijuanë.

Mësohet se 37-vjeçari, u kap teksa transportonte me mjetin e tij 3 çanta që përmbanin 49 pako me 52 kg 34 gram marijuanë.

Po ashtu bëhet me dije se droga kishte ardhur në linjën Shqipëri-Maqedoni-Greqi.