Evander Holyfield, ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, rezistoi vetëm 1 minutë e 49 sekonda në rikthimin e tij në ring në një duel ekzibicioni përballë ish-kampionit të arteve marciale të përziera (UFC) Vitor Belfort.
Përballja u zhvillua në “Hard Rock Hotel&Casino”, ku Holyfield, 58 vjeç, nuk mundi të demonstronte fuqinë e grushteve të tij dhe forcën që e karakterizoi në momentet e tij më të mira si një luftëtar profesionist.
Arbitri ndaloi duelin pa u mbushur dy minuta, pasi Holyfield u shemb fillimisht tapet pas disa grushteve të kombinuara që mori nga Belfort dhe në sulmin pasardhës të kundërshtarit të tij mezi po qëndronte në këmbë.
Ish-kampioni 44-vjeçar i arteve marciale të përziera e mposhti Holyfield që në fillim, duke mos e ndalur kurrë sulmin e tij. Në këtë duel ishte i pranishëm bë rolin e komentuesit ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kuptohet që Holyfield nuk e përballoi freskinë e kundërshtarit të tij 14 vite më të ri.
Rikthimi i Holyfield në ring, ish-kampioni legjendar rezistoi më pak se dy minuta
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përmbytje rekord në Japoni, të paktën gjashtë viktima, mijëra persona bllokohen në aeroport
Përkeqësohet situata nga zjarri në Parkun e Lurës, flakët i afrohen banesave
Vizita e Putinit në ishujt Kuril ndez përplasjen me Japoninë, Moska: Sovraniteti ynë nuk vihet në dyshim
DW: A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?





