Presidenti Ilir Meta ka kërkuar verifikimin e emrave të propozuar nga kryeministri Rama të cilët do të formojnë qeverinë e re.

Me anë të një kërkese, Meta kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme verifikimin e këtyre emrave nëse ka informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.

Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të vendit për të formuar qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në dekretin e kreut të Shtetit thuhet se, ky vendim merret në bazë të rezultatit të KQZ-së rezulton se PS ka shumicën parlamentare:  “Dekretoj Zotin Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë”.