Bashkia e Pukës është bërë bashkia e parë në Shqipëri që ka bërë të detyrushëm vaksinimin kundër Covid-19. Lajmin e ka dhënë Krryebashkiaku Gjon Gjonaj përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin  certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundër duhet të paraqesë rezultatet e tamponit çdo javë.

“Rritja e numrit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, kryebashkiaku Gjonaj apel për masa mbrojtëse qytetarve.

Nga sot administrata shtetërore duhet të paraqes kartelen e vaksinimit. Ata që nuk vaksinohen duhet të bëjnë tampon çdo javë”, thuhet krahas videos së kryebashkiakut.

Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. “. Është koha të respektojmë jetën”, ka deklaruar Gjonaj.