Një burrë i moshuar rrezikon të humbasë shtëpinë e tij pasi gabimisht transferoi 71,400 dollarë te personi i gabuar, në vend të kompanisë prej nga dhe mori shtëpinë e tij.

Gordon Layton, një 88-vjeçar nga Bundaberg, Queensland, i dërgoi paratë nga llogaria e tij bankare në një llogari tjetër më datë 14 qershor.

Ai dhe vajza e tij Jacqui Morrison-White e kuptuan gabimin brenda tre orësh, por ishte vonë, pasi personi të cilit ia ka transferuar, po refuzon t’i kthejë ato.

Ky i fundit është akuzuar dhe do të përballet me gjykatën.