Grupi parlamnetar i Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme pak para nisjes së seancës parlamentare.
Mësohet se gjatë kësaj mbledhje është votuar pro Kryetarit të grupit Parlamentar, Taulant Balla, ashtu siç u propozua nga Kryeministri Rama pak ditë më parë.
Ndërkohë Rama ka udhëzuar deputetët e grupit të tij që të mos replikojnë me opozitën.
“Mos u merrni me opozitën. Mos u provokoni dhe mos replikoni. Kini korrektesë në orar dhe mbroni vetëm projektligjet që janë në séance. Fokusohuni tek puna. Mbani marrëdhënie me njerëzit dhe vazhdoni takime në terren. Ne nuk kemi punë me ata”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje.





