Ka përfunduar takimi i kancelares Merkel me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që tashmë dy krerët e shteteve do të shkojnë në drejtim të “Tirana bussines park”, ku do të mbahet samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Më herët në vendin ku do të mbahet takimi ka mbërritur kryeministrja serbe Ana Brnabiç, presidenti malazez Milo Gjukanovic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Zoran Zaev i Maqedonisë.

Fokusi kryesor i këtij takimi do të jetë bashkëpunimi rajonal.