Ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin.
Lajmin e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruan se turi do të nisë pasditen e nesërme, nga Tirana.
Më tej ai thotë se turi është do të jetë një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.
“Te dashur miq, Ditën e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”
Foltorja do te jete një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhëtoj ne mbare vendin. Jeni te mirëpritur!”, deklaron Berisha.





