Pasi Presidenti Meta ditën e djeshme dekretoi kabinetin “Rama3”, Partia Socialiste duket se nuk ka ndërmend që të presë dhe ditën e nesërme do të mbahet seanca për miratimin e qeverisë së re.

Mësohet se në orën 10:00 të paradites së nesërme Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhës.

Në rend dite do të jetë prezantimi nga ana e kryeministrit Edi Rama, të programit qeverisës.

Kujtojmë që ditën e martë, Presidenti Ilir Meta shpalli dekretin për emërimin e të gjithë Këshillit të Ministrave.