Forumi Rinor i Partisë Demokratike ditën e sotme i ka dërguar një shkresë Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ku kërkojnë mbajtjen e një referendumi në lidhje me vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Mes të rinjve demokratë që kanë firmosur për referendumin është edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit demokrat Sokol Olldashi.

Anëtarët e kryesisë së PD-së nuk kanë qenë të kënaqur me vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha dhe për këtë arsye kanë kërkuar që të organizohet një referendum ku të pyeten të gjithë anëtarët e PD-së nëpër Shqipëri.