Pas kancelares Angela Merkel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula  von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në 28 shtator.

Lajmin e ka bërë me dije ambasadori Soreca në rrjetin social Twitter, ku shkruan se mezi pret që ta mirëpresë në Tiranë.

Gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen tha se Evropës i duhet një shpirt, një ideal dhe vullnet politik për t’i shërbyer këtij ideali. Evropa i ka vënë në jetë këto fjalë në dymbëdhjetë muajt e fundit.