Ish-kryeministri Fatos Nano feston ditën e sotme 69-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama e ka uruar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mjafton një fjalë për të sjellë përmasën e urimit për një mik.
“PËR FATOS NANON, NË DITËN E LINDJES…Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik!Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje!”, shkruan ai krahas fotos së shkrepur shumë vite më parë.





