Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ju përgjigj nga foltorja e Kuvendit pyetjes se “Cilët janë elementët konkretë në Policinë e Shtetit dhe a do të vazhdojë vala e ndryshimeve në strukturën e saj”?
Ministri deklaroi se në këto katër vite do të ketë strukturim, moderim dhe futje të teknologjisë në strukturat e Policisë së Shtetit.
Çuçi gjithashtu tha se në lidhje me sigurinë rrugore do të vendosen kamera në çdo kryqëzim.
“Për kontrollin e territorit jo vetëm do të ristrukturohet Policia e Shtetit por çdo 10 km do të vihet një polic. Do të fusim në përdorim dhe pajisjet e teknologjisë për të shmangur dhunimin e mjedisit. Sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për sigurinë rrugore.
Në lidhje me sigurinë rrugore, do të forcohen masat ndëshkuese dhe do të rriten masat në digjitalizimin dhe vendosjen e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë në lidhje me krimin e organizuar do të jetë prioritet. Sa i takon integritetit institucional të partisë së shtetit që është e depolitizuar dhe brenda vitit do të sjellim dhe modelet e reja ligji i ri po bëhet nga partnerët amerikanë. Do të ulim moshën mesatare të punonjësve të policisë së shtetit dhe çdo lëvizje e kupolës do bëhet sipas ligjit”, ka thënë Çuçi.





