Sipas Meteoalb, vendi këtë të premte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.
Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 32°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 33°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugtor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3-4 ballë.