Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla.
Pas takimit, ambasadorja Kim përmes një postimi në “Twitter” bëri me dije se e kishte uruar Nikollën për postin e saj të ri, teksa flet për një parlament tashmë me forcë të plotë.
“Ishte kënaqësi të uroja Lindita Nikolla për zgjedhjen si Kryetare e Parlamentit. Më vjen mirë që Parlamenti u kthye me forcën e plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Yuri Kim.
Pleasure to congratulate @NikollaLindita on election as Speaker. Good to see Parliament back at full strength, w/opposition present & speaking up. Respect for diversity of views, civil debate & cooperation where possible are essential to democracy & accountability before voters. pic.twitter.com/J4jdORl6iC
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 17, 2021





