Elton John është detyruar të shtyjë turin në Evropë që pritej të mbahej këtë vit deri në 2023.

Legjenda e muzikës ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se i ka shtyrë datat e koncerteve pasi duhet t’i nënshtrohet një operacioni në ije.

74-vjeçari shpjegon se një rrëzim gjatë verës i ka shkaktuar dhimbje të forta dhe i ndodhur në të tilla kushte ai duhet të operohet për të shmangur komplikimet.

“Me një trishtim të madh dhe një zemër të rënduar jam i detyruar të riplanifikoj datat e vitit 2021 të turneut tim në Evropë dhe MB në 2023. Në fund të pushimit tim veror, rashë në një sipërfaqe të fortë dhe kam qenë në dhimbje dhe shqetësime të konsiderueshme në ijet e mia që nga ajo kohë. Megjithë trajtimin intensiv, dhimbja ka vazhduar të përkeqësohet dhe po çon në rritjen e vështirësive në lëvizje. Unë jam këshilluar që të bëj një operacion sa më shpejt të jetë e mundur për t’u siguruar që nuk do të kem më komplikime afatgjata. Unë do të ndërmarrë një program fizioterapie intensive që do të sigurojë një shërim të plotë dhe një kthim në lëvizshmëri të plotë pa dhimbje.”