Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 13.762 raste të reja me Covid-19. Ndërsa 347 persona kanë ndërruar jetë.

Situata në spitale është e qëndrueshme, ndërkohë që ka një ulje të lehtë të personave të shtruar në repartet e tjera Covid.

Në terapi intensive janë 2.045 persona, ndërsa në të gjitha spitalet covid janë 17.963 persona.

Niveli i infektueshmërisë mbetet në shifrat 4.77%. Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë vdekur 94.887 persona.