Kryeministri Edi Rama ka ironizuar mbrëmjen e sotme një protestues, i cili gjatë fjalës së tij fliste për projektligje, që sipas tij vendosin në shitje tokën shqiptare.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama i është kundërpërgjigjur protestuesit duke u shprehur se ai është një patriot i cili nuk di të lexojë as një ligj me 10 nene.
“PO NUK BAN KURR HAJËR SHQIPNIJA, N’SE PADIJA DHE KRENIJA DO TË SHKOJNË NJIT SI TRUPI E HIJA, SHKROI GJERGJ FISHTA. Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan”, ishte komenti i kryeministrit Rama.
“Në fakt, ky është një nga projekt-ligjet e procesit të negociatave, i cili siç mund ta lexoni hyn në fuqi 7 vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t’u shitet pushtuesve europianë në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga pushtuesit shqiptarë në Europë, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do jetë e vogël sa Shqipëria”, shton Rama.





