Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme kryesinë e saj.

Mësohet se është kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, që po zhvillon këtë mbledhje në selinë rozë, pasi kryeministri Rama ndodhet në SHBA.

Gjatë mbledhjes Balla ka lënë porosi që të nisë sa më parë puna për ndryshimet Kushtetuese, për zgjatjen e procesit të vetingut, duke qenë se mandati i KPK-së dhe Komisionerit Publik mbaron qershorin e ardhshëm. 

“Te filloje puna per ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e procesit te Vettingut”, mësohet të ketë thënë Balla.

Kjo mbledhje vjen menjëherë pas votimit të qeverisë së re në Kuvend dhe betimit të saj te Presidenti Ilir Meta.