Kryeministri Edi Rama në një prononcim të dhënë për gazetën franceze “Liberation” ka përgënjeshtruar deklaratat e presidentit Macron se Shqipëria paguhet për akomodimin e shtetasve afganë.

I pyetur nga gazetarja Luiz Seiller, Rama tha “është e pavërtetë”.

Duke shtuar se afganët që kanë mbërritur në Shqipëri, kanë punuar në vendin e tyre në organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se disa prej tyre po i mbulojnë shpenzimet e tyre, por duke theksuar se nuk i kanë dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.

Kryeministri vijon më tej, ku pohon se po punohet për intergrimin e tyre në shoqëri, pasi disa prej tyre mund të mbeten këtu përgjithmonë.