Kylie Jenner është në pritje të fëmijës së dytë me Travis Scott.
24-vjeçarja konfirmoi shtatzaninë pak ditë më parë përmes një videoje që shpërndau në rrjete sociale, por nuk e zbuloi gjininë e fëmijës. Mirëpo, duket se Kylie e ka thënë se çfarë po pret dhe ky detaj iu ka shpëtuar të gjithëve.
Kënga me të cilën ka zgjedhur ta shoqërojë videon që ndau është pikërisht “To our daughter”.
Nuk dihet nëse është një zgjedhje rastësore, por fansat e saj janë të bindur se ajo është në pritje të një vajze dhe Stormi do të bëhet me një motër.