Sipas Meteoalb, vendi këtë të martë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona.

Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 31°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.