Është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dosja e Ardian dhe Florenc Çapjes.
Gjithashtu si të pandehur janë thirrur Klajdi Dokoli, Etjen Cani dhe Olsi Leku.
Ndërkohë, pritet që të merret edhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhit, i cili ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit.
Olsi Leka nuk do të ekstradohet nga Greqia, ku edhe ndodhet i arrrestuar, ndërsa mësohet se e njëjta masë pritet të merret ndaj ndaj Florenc Çapjas, i cili ndodhet në Dubai, pasi është arrestuar nga Interpol Abu Dhabi.





